Google ADS

Rohde: Qeveria veproi si duhet me fushatën informuese para liberalizimit të vizave, e njëjta nevojitet tani për dinarin

13:01 | 9 Shkurt 2024
E.H

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të organizojnë një fushat informuese për qytetaret serb rreth rregullores së BQK-së. Rohde ka krahasuar fushatën informuese të liberalizimit të vizave me fushatën për BQK-në.

Kërkesa e tij vjen vetëm një dit pas mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku ka është diskutuar rreth dinarit serb në Kosovë, përcjell Arbresh.info.

“Kolegu im nga Bashkim Evropian Tomas Szunyog e thotë qartë pse na duhet një periudhë mjaft e gjatë tranzicioni dhe informimi për rregulloren e BQK-së. Me fushatën e saj 4 mujore përpara liberalizimit të vizave, qeveria e Kosovës ka treguar se di të komunikojë siç duhet. Ne kemi nevojë për atë përsëri tani!”, ka shkruar ambasadori gjerman në platformën X.

Ndryshe, mbrëmë në OKB kryeministri i vendit, Albin Kurti u zotua se do të komunikojë më shumë dhe do të informojë serbët për çështjen e rregullores së BQK-së dhe këtë do ta bëjë në gjuhën serbe, në mënyrë që ata ta kuptojnë qartë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme