Google ADS

Rohde: Qeveria e re e Gjermanisë do të përkushtohet për liberalizimin e vizave dhe mbështet dialogun

23:46 | 25 Nëntor 2021
Përparim Bublaku

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka treguar qëndrimet e qeverisë së re të Gjermanisë, karshi Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor.

Ai përmes një postimi në Twitter, ka thënë se koalicioni qeverisës do të mbështesë liberalizimin e vizave për Kosovën si dhe do të mbështetjes dialogun Kosovë-Serbi.

Rohde tha se qeveria e re do të mbështesë integrimin e Ballakanit Perëndimor në strukturat euroatlantike.

“Koalicioni i ardhshëm qeverisës në Gjermani nënvizoi përkushtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi dhe vuri theksin për të mbështetur integrimin e Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike”, ka shkruar Rohde në Twitter./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme