Google ADS

Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksionin kundër bizneseve “Call Center”

20:07 | 29 Nëntor 2024
E.G

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka përgëzuar zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe asaj të Gjermanisë për aksionin e përbashkët që zhvilluan kundër mashtrimeve me call center në Kosovë.

Rohde  me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky operacion tregon për bashkëpunimin e shkëlqyer mes autoriteteve në luftën kundër krimit të organizuar, shkruan Arbresh.info.

“Këtë javë, Policia e Gjermanisë dhe ajo e Kosovës zhvilluan suksesshëm një aksion të përbashkët kundër mashtrimeve me call center në Kosovë. Ky operacion nënvizon bashkëpunimin e shkëlqyer mes autoriteteve në luftën kundër krimit të organizuar. Faleminderit të gjithë zyrtarëve të përfshirë në punën e shkëlqyer ekipore”, ka shkruar ambasadori gjerman./Arbresh.info/

Të ngjashme