Google ADS

Rohde për të pagjeturit: Pa progres tri vite, shkak bllokada politike

14:53 | 27 Prill 2024
E.K

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, në ditën kombëtare të të zhdukurve nga lufta, ka thënë se qëndron me familjet e personave të zhdukur.

Rohde me anë të një postimi në “X”, ka shkruar se është për keqardhje se ende nuk është bërë asnjë progres për personat e zhdukur, në tri vitet e fundit, dhe se kjo ka ndodhur për shkak të bllokadës politike.

Gjithashtu ambasadori ka theksuar se Rohde  se ende shumë fate të personave të pagjetur mbesin të panjohura dhe ka nevojë për shumë veprime.

“25 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, ka ende nevojë për veprim dhe shumë fate mbeten të panjohura. Më shumë se keqardhje që nuk është bërë asnjë progres në 3 vitet e fundit për shkak të bllokadës politike”, shkroi ambasadori./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme