Rohde për sulmin ndaj gazetarëve: Pse Lista Serbe nuk ka reaguar?

14:44 | 17 Qershor 2023
K.B

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar rreth sulmit ndaj gazetarëve të premten në veri.

Rohde, përmes një postimi në Twitter, tha kërkuar përgjigje për mosreagimin e Listës Serbe në lidhje me këtë sulm.

Ai shtoi se të gjithë duhet të bëjnë përpjekje për të shtensionuar situatën në veri.

“Brutaliteti i kësaj skene është tronditës. Ku duhet të përfundojë kjo? Shumë e kanë dënuar këtë akt të papranueshëm dhune, por fatkeqësisht deri më tani nuk shoh asnjë reagim nga përfaqësuesit e Listës Serbe. Pse? Të gjithë duhet të bëjnë përpjekjet e tyre për të de-përshkallëzuar situatën”, shkroi Rohde.

Kujtojmë se dje situata në Leposaviq ka eskaluar pasi që protestuesit serbë kanë sulmuar mediat e Kosovës.

Ekipet e mediave janë sulmuar nga bandat e Leposaviqit derisa ishin duke raportuar atje, raporton Arbresh.info.

Duke raportuar për gjendjen në këtë komunë ishte edhe gazetari ynë Pleurat Salihu, bashkë me kameramanin Bashkim Xhukolli.

Bandat serbe kanë gjuajtur me shok bomba me gurë në drejtim të ekipit, ku kanë goditur gazetarin tonë dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore në dorën e majtë.

Salihu ka pranuar tretman mjekësor në Mitrovicë, dhe është jashtë rrezikut për jetë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme