Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka kërkuar hetime intensive të sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, pas miratimit të rezolutës nga Parlamentin Evropian
Rohde, poashtu ka kërkuar bashkëpunim në hetime nga Serbia, hetime këto të udhëhequra nga autoritetet kosovare, shkruan Arbresh.info.
Ambasadori ka përkrahur deklaratën e kancelarit gjerman Scholz i cili ka nënvizuar nëvojën urgjente për zgjedhjen e konfliktit.
“Rezoluta e PE për situatën në Kosovë pas sulmit terrorist më 24.9. në Banjska. Siç tha kancelari Scholz, ne kërkojmë hetime intensive dhe kërkojmë nga Serbia të bashkëpunojë në hetimet e udhëhequra nga autoritetet e Kosovës. Ai gjithashtu nënvizoi nevojën urgjente që të dyja palët të zgjidhin konfliktin”, ka shkruar Rohde, duke shpërndarë një postim në X nga eurodeputetja Viola von Cramon për këtë rezolutë.
Imp. Resolution of the EP on the sit. in 🇽🇰 after the terror attack on 24.9. in Banjska. As Chancellor Scholz said, we ask for intense investigations & demand 🇷🇸 to coop. in the investigat. c.out by 🇽🇰 authorit. He also underlined the urgent need for both sides to solve conflict. https://t.co/BfkgPaQtfz
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) October 19, 2023
Ndryshe, Parlamenti Evropian sot ka miratuar rezolutën me të cilën dënon sulmin në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Në rezolutë, sulmi cilësohet terrorist dhe do të kërkojë përgjegjësi nga Serbia nëse dëshmohet lidhja e drejtpërdrejtë e Beogradit me këtë ngjarje.
Kjo rezolutë është iniciuar nga grupi politik i socialdemokratëve në PE, pasi situatën në Kosovë e vlerësojnë si “jashtëzakonisht shqetësuese”.
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilçik, tha se rezoluta e PE për ngjarjet në Kosovë, e cila u miratua sot në Parlamentin Evropian, nuk është vetëm mesazh për njërën palë, por se dërgon mesazh se e kaluara duhet tejkaluar që të mos ndodhë më dhe të theksohet përgjegjësia e barabartë e Beogradit dhe Prishtinës./Arbresh.info
Lexo edhe:
Parlamenti Europian miraton rezolutën për sulmin e Serbisë në Basnjskë
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...