Google ADS

Rohde mbështet reagimin e BE-së për mbylljen e komunave paralele dhe OJQ-së

10:56 | 4 Shkurt 2024
E.H

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde e ka mbështetur reagimin e Bashkimit Evropian në lidhje me mbylljen e komunave paralele dhe OJQ-së.

Me anë të një postimi në platformën X, Rohde tha se dialogu është vendi i vetëm i përshtatshëm për të adresuar këto çështje.

“Masat e njëanshme vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit dhe janë pikërisht e kundërta e uljes së tensioneve. Dialogu i udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është forumi i vetëm i përshtatshëm për të adresuar këto çështje”, ka shkruar Rohde./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme