Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka theksuar se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës duhet të hiqen. Por, siç është deklaruar ai gjithçka varet tash e tutje nga takimi që do të mbahet në Bruksel.
Rohde i ka thënë EO-s, se është në duar të shteteve anëtare së cili do të jetë vendim përfundimtar që do merret në raport me Kosovën, sa i përket vendosjes së masave nga BE-ja.
Ndryshe, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka rekomanduar heqjen e masave ndaj Kosovës, merret vesh nga burimet që janë të njoftuara me përmbajtjen e raportit të tij.
Këtë rekomandim, siç bëhet e ditur Borrell e mbështetë në faktin se Kosova ka ndërmarr hapa drejt përmbushjes se kërkesave të Bashkimit Evropian të parashtruara në deklaratën e 3 qershorit të vitit 2023.
Dokumentin në fjalë Borrell e ka dorëzuar tek shtetet anëtare, ambasadorët e vendeve të BE-së diskutojnë për përmbajtjen e raportit.
Ndryshe, thuhet se në raportin e tij, shefi i diplomacisë evropine, Josep Borrell konsideron se heqja e masave do të ishte një sinjal politik dhe do të kontribuonte në kontekstin e balancuar në të cilin mund të çohet përpara dialogu mes Prishtinës e Beogradit.
Nga ana tjetër, Josep Borrell thuhet të ketë përmendur në raport se pret që Kosova të shfrytëzojë mundësinë për të vepruar në mënyrë depërshkallëzuese dhe për të shmangur veprimet e pakoordinuara.
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...