Google ADS

Rohde: Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet menjëherë

18:08 | 11 Shtator 2023
E.G

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia zbatim të menjëhershëm të marrëveshjes së Ohrit.

Me anë të një postimi në platformën X (ish-Tëitter), Rohde ka thënë se takimi i 14 shtatorit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq vjen në një moment kritik, shkruan Arbresh.info.

Tutje, ai ka këkruar angazhim të plotë nga të dyja palët për de-përshkallësimin e situatës në veri.

“Takimi i nivelit të lartë më 14 shtator vjen në një moment kritik. Ne kemi nevojë për angazhimin e plotë të të dyja palëve për de-përshkallëzimin, dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe demokracinë pjesëmarrëse. Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet TANI.”, ka shkruar Rohde.

“Nuk ka më lojëra faji. Hiqni pengesat për përparim. Koha për të vepruar për të mirën e të gjithëve”, përfundoi ambasadori gjerman./Arbresh.info

Të ngjashme