Google ADS

Rohde: Kosovën dhe Gjermaninë i lidh partneriteti dhe vlerat e përbashkëta

14:00 | 20 Shkurt 2023
L G

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka shkruar për përvjetorin e vendosjes së marrëdhënie diplomatike përmes njohjes zyrtare të Republikës së Kosovës si shtet i pavarur nga Gjermania.

“Në këtë ditë, 15 vjet më parë, Gjermania dhe Kosova vendosën marrëdhënie diplomatike përmes njohjes zyrtare të Republikës së Kosovës si shtet i pavarur”, ka shkruar ai në Twitter. Image

Duke kujtuar se Karl-Albrecht Wokalek, shefi i atëhershëm i Zyrës Ndërlidhëse Gjermane në Prishtinë, i ka dorëzuar presidentit Fatmir Sejdiu letrën zyrtare me të cilën Gjermania e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Ajo që na lidh nuk është vetëm një partneritet i ngushtë, por një miqësi e vërtetë e bazuar në vlerat e përbashkëta dhe lidhjet e ngushta mes njerëzve tanë. Është nder t’i shërbej kësaj miqësie si ambasador gjerman”, tha ai./rtk

Të ngjashme