Rohde: Kosova në rrugë të mbarë në reduktimin e ngrohjes globale

21:22 | 26 Nëntor 2023
E.G

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde bën të ditur se Kosova është në rrugë të mbarë në reduktimin e ngrohjes globale, duke krijuar stimuj për investime të gjelbra.

Me anë të një postimi në “X” Rohde tha se kanë mbetur edhe më pak se një javë nga konferenca kryesore e këtij viti për ndryshimet klimatike, COP28, shkruan Arbresh.info.

”Më pak se 1 javë për të shkuar në konferencën kryesore të këtij viti për ndryshimet klimatike: COP28! Reduktimi i ndikimit të ngrohjes globale nuk është i mundur pa tranzicionin e energjisë. Është mirë të shohësh që Kosova është në rrugë të mbarë, duke krijuar stimuj për investime të gjelbra!”./Arbresh.info/

Të ngjashme