Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka theksuar se pas ngjarjeve të 24 shtatorit, Kosova dhe Serbia, duhet të angazhohen në dialog, konkretisht, edhe në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, e këto përbëhen nga disa hapa.
Sipas tij, për Kosovën, do të thotë fillimi i implementimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, për Serbinë kërkon njohjen de-fakto në disa hapa.
Ambasadori Rohde ka thënë se lehtësuesi Lajçak dhe përfaqësuesi i lartë Borrell e kanë mbështetjen e Gjermanisë.
“Keni mundur ta shihni besoj, edhe para sulmit, që BE-ja, që në thelb lehtëson procesin, në deklaratën e 18 shtatorit edhe një herë ka theksuar ato që priten nga Kosova dhe nga Serbia. Serbia është kritikuar sepse nuk ka implementuar udhërrëfyesin për energjinë, si dhe për ngacmimin ndaj policëve, por kemi thënë që edhe Kosova nuk ka implementuar disa gjëra që i janë kërkuar që nga 3 qershori”, ka thënë ambasadori gjerman në një intervisë për “RTK Prime”
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë nuk u organizua nga qytetarë të pakënaqur, por ishte planifikuar të shkaktonte kërdi dhe ishte i përgatitur me metoda ushtarake.
Ambasadori Rohde, ka thënë se sulmin e 24 shtatorit, BE-ja e ka klasifikuar, e ka quajtur sulm terrorist. Sipas tij, sulmi ka qenë vrastar, qyqar, kundër policëve në detyrë, si dhe kemi kërkuar dënimin e kryerësve të tillë. Ai ka deklaruar se duhen mbledhur provat, duhen vlerësuar ato prova, pastaj edhe duhet të merret vendimi politik.
Ai ka thënë se Gjermania ia ka bërë të qartë Serbisë se duhet t’i përkrahë hetimet lidhur me këtë sulm.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...