Rohde korrigjon reagimin e tij: Oops, LDK s’është pjesë e kësaj sjellje penguese të opozitës

17:20 | 23 Tetor 2023
E.G

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde,ka korrigjuar deklaratën e tij se opozita duhet t’i jap fund bllokadës për mosmiratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend.

Me anë të një postimi në platformën “X”, Rohde ka thënë se LDK nuk bën pjesë në këtë “sjellje penguese të opozitës”, shkruan Arbresh.info.

““Oops, të jem më i saktë: LDK nuk është pjesë e sjelljeve penguese të opozitës që përmenda”, tha ambasadori gjerman.

Ndryshe, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, është shprehur i shqetësuar me mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare nga opozita në Kuvendin e Kosovës.

Rohde ka deklaruar se opozita duhet t’i jap fund bllokadës.

“Të shqetësuar për mosmiratimin e vazhdueshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend që mund të sjellin miliona përfitime për qytetarët kosovarë. Projekte të mëdha energjetike dhe bujqësore janë në rrezik. Duhet një qasje konstruktive nga të gjithë aktorët, opozita duhet t’i japë fund bllokadës”, shkroi Rohde në platformën X.

Lexo edhe:

Mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, Rohde: Opozita duhet t’i japë fund bllokadës

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme