Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se është e qartë se zgjerimi i BE-së është top prioritet i politikës së jashtme dhe konsensus në nivel të BE-së.
Kështu bëri të ditur ai, pas pjesëmarrjes në konferencën e ambasadorëve gjermanë që shërbejnë jahstë shtetit, përcjell Arbresh.info.
“Pas pjesëmarrjes në dy panele depërtuese mbi zgjerimin e BE-së sot, konkluzioni im kryesor është kristal i qartë: Zgjerimi i BE-së nuk është vetëm prioriteti ynë kryesor në Politikën e Jashtme, por edhe një konsensus në nivel të BE-së që nënvizon rëndësinë e tij të pamohueshme si një domosdoshmëri gjeopolitike” ka shkruar Rohde, në platformën X.
Kujtojmë që Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel gjatë Forumit Strategjik të Bledit bëri thirrje që viti 2030 të caktohet si afati deri kur Bashkimi Evropian dhe vendet kandidate të jenë të gatshëm për zgjerim.
Ai përsëriti disa herë se tash e tutje vendeve kandidate duhet referuar si “vende të ardhshme anëtare të BE-së”/Arbresh.info
After participating in two insightful panels on EU enlargement today, my main takeaway is crystal clear: EU enlargement is not only our top priority in Foreign Policy but also a consensus at the EU level that underscores its undeniable significance as a geopolitical necessity🇩🇪🇪🇺 https://t.co/sm0uJFQVXX
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) September 4, 2023
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...