Google ADS

Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Procesi nuk duhet të politizohet

20:55 | 23 Dhjetor 2024
E.H

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me mos-certifikimin e Listës Serbe në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Me anë të një postimi në platformën X, Rohde tha se procesi i certifikimit nuk duhet të politizohet

“Unë ndaj shqetësimet e BE-së dhe SHBA-së në lidhje me moscertifikimin e Listës Srpska. Zbatimi i barabartë i ligjit për të gjithë është thelbësor. Procesi i certifikimit është një procedurë rreptësisht formale që nuk duhet të politizohet”, ka shkruar Rohde./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme