Google ADS

Rohde i jep vizën e fundit një kosovari: I emocionuar që kjo epokë po mbyllet

11:30 | 18 Dhjetor 2023
E.H

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka dorëzuar vizën e fundit turistike që e lëshon ambasada gjermane në Prishtinë.

Me anë të një postimi në platformën X, Rohde është shprehur i emocionuar që më në fund po përmbyllet ky cikël, duke i dhënë rrugë liberalizimit të merituar.

“Duke festuar një moment historik! Sapo i dorëzova vizën e fundit të rregullt Shengen një shtetasi kosovar. I emocionuar që kjo epokë po mbyllet më në fund, duke i dhënë rrugë liberalizimit të merituar të vizave në më pak se dy javë! Duke sjellë diasporën në shtëpi shumë më afër së bashku”, shkroi Rohde./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme