Google ADS

Rohde i gëzohet miratimit të marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend

14:48 | 23 Nëntor 2023
E.H

Miratimit të disa marrëveshjeve ndërkombëtare, i është gëzuar ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Përmes një postimi në platformën X, Rohde ka thënë se këto marrëveshje do të i sjellin dobi popullit dhe gjithë vendit, përcjell Arbresh.info.

“Lajme të mira për Kosovën. Më në fund iu dha drita e gjelbër marrëveshjeve të rëndësishme ndërkombëtare, të arritura sot me konsensus ndër-partiak në parlament. Këto do t’i sjellin dobi popullit dhe tërë vendit”, u shpreh Rohde.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës me 83 vota për ka miratuar marrëveshjen për Rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 B, duke vazhduar pastaj me miratimin e marrëveshjeve të tjera./Arbresh.info/

Lexo edhe:

Më në fund, Kuvendi i miraton marrëveshjet ndërkombëtare

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme