Rohde: I bashkohemi popullit të Kosovës në Ditën e Zisë, ngushëllime për ata që pësuan humbje

13:25 | 17 Prill 2024
E.G

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se rastet e fundit të dhunës në baza gjinore në Kosovë janë shokuese për të gjithë.

Me anë të një postimi në “X”, ai theksoi përkushtimin për dhënien fund të dhunës, shkruan Arbresh.info.

“Rastet e fundit të dhunës me bazë gjinore në Kosovë janë tronditëse për të gjithë. Ne i bashkohemi popullit në Kosovë në ditën e sotme të zisë dhe shprehim ngushëllimin tonë për ata që vuajnë një humbje. Paralelisht me #WPSRKS2024 , ne nënvizojmë angazhimin tonë për të punuar drejt përfundimit të dhunës me bazë gjinore!”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë vendim që sot ( e mërkure), të jetë ditë zie në Kosovë.

Ky vendim ka ardhur pasi brenda katër ditëve janë vrarë dy gra nga burrat e tyre në Kosovë./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Vrasja e dy grave, sot ditë zie në Kosovë

Të ngjashme