Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, tha se Gjermania qëndron dhe do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Kosovës.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i pyetur se a e garanton kjo edhe pjesëmarrjen e Kosovës në takimin e Procesit tëe Berlinit që do të mbahet javën tjetër, diplomati gjerman beson që kryeministri i Kosovës do të jetë të hënën në Berlin. Sipas tij kjo është një ditë e mirë jo vetëm për Procesin e Berlinit, por për palët që janë të angazhuar në këtë proces.
“Është dhe një arsye për ta shënuar dhe festuar në kuptimin që së bashku mund të arrimë gjëra duke marrë parasysh që kjo ndodhë në përvjetorin e dhjetë të Procesit të Berlinit që është nisur pra nga ish-kancelaria Angela Merkel. “Kjo tregon pra që Gjermania qëndron, ka qëndruar dhe do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Kosovës dhe për ta thënë me fjalë të tjera e bëjmë hapin e radhës. I dërguari ynë Sarazin ka qenë këtu për tetë herë të fundit ndoshta në rajon në një periudhë shumë të shkurtër dhe më të vërtetë është fiksuar tek arritja e këtij kompromisi”, theksoi ai. Sipas tij, janë bërë shumë debate deri të arritja e kompromisit.
I pyetur se a e ka pasur seriozisht Gjermania që do të vazhdojë edhe pa Kosovën në qoftë se nuk do të bëhej ky kompromis me CEFTA-n dhe me Procesin e Berlinit sepse paralajmërimet edhe të z.Sarazin, nëse nuk ka kompromis do të vazhdohet edhe pa Kosovën, diplomati gjerman tha se sfida ishte me të vërtetë shumë e qartë. “Po, sfida ishte me të vërtetë shumë e qartë”, tha ai.
Diplomati gjerman tha se me të vërtetë është shumë i lumtur që Kosova dhe Serbia janë pajtuar me këtë kompromis./RTK
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...