Google ADS

Rohde e Bislimi ndeshen në futboll me ekipet e tyre, loja përfundon me barazim

13:55 | 1 Nëntor 2023
E.K

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, tha se ka shijuar një ndeshje futbolli mes ekipit të tij të ambasadës dhe atij të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi.

Rohde përmes një postimi në platformën ”X”, tha se ndeshja përfundoi me barazim minutën e fundit.

Ai gjithashtu njoftoi se ndeshja e radhës do të jetë sërish në terrenin e Ambasadës Gjermane.

“Duke shijuar një lojë të gjallë: ndeshja e djeshme mes ekipit të Ambasadës Gjermane dhe ekipit të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi përfundoi me barazim të minutës së fundit. Ndeshja e radhës do të jetë sërish në terrenin e Ambasadës Gjermane”, ka shkruar Rohde./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme