Ish i dërguari i OKB-së në negociatat për Kosovën, Albert Roan ka dhënë disa aryse pse Kosova nuk është në asnjë rrethanë, model për ta krahasuar me Kataloninë.
Në një artikull për gazetën e Vjenës “Die Presse”, ai ka deklaruar se çdo shtet që kërkon shkëputje, duhet të trajtohet veç e veç.
“Nën kujdesin e OKB-së në vitin 2006 kanë filluar negociatat në Vjenë për statusin përfundimtar të Kosovës, dhe me propozimin e deklaratës së të dërguarit të OKB-së, Marti Ahtisaari në vitin 2008 u shpall pavarësia. Këtë pavarësi Serbia nuk e pranoi, dhe GJND-ja me kërkesë të Beogradit, tha se nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Asnjëra prej këtyre rrethanave, nuk ka të bëj fare sikur rasti i Katalonisë”, deklaroi Roan, transmeton lajmi.net
“Kosova në Jugosllavi kishte një status të dyfishtë. Ishte krahinë autonome e Serbisë, dhe subjekt i federatës jugosllave. Por në vitin 1989 Kosovës iu hoq autonomia”, tha ai.
Tutje Roan ka dhënë disa arsye, që sipas tij e kanë shtyerë Kataloninë të kërkoj pavarësi nga Spanja.
“Spanja është ekonomikisht shumë më e zhvilluar dhe ka një autonomi të plotë të ligj-bërjes dhe menaxhimit. Nëse megjiatë katalanasit kërkojnë pavarësinë, shkak mund të jetë që mungon respekti i Madridit për ta”, theksoi Roan.
“Bazuar në rrethanat kaotike në të cilat u mbajt referendumi, dhe veprimet brutale të policisë spanjolle, ne nuk mund të bëjmë konkluzione të besueshme në lidhje me qëndrimin e katalanasve. Unë nuk mund të vlerësoj se a ishte urdhër për shkëputje të njëanshme gjë që do të kishte pasoja shkatërrimtare për rajonin. Është e nevojshme që të dyja palët të heqin dorë nga eskalimi i emocionve”, tha ish i dërguari i OKB-së në negociatat për Kosovën.
Ai foli edhe për rastin e Skocisë, ku deklaroi se edhe ky shtet është pjesë e Britanisë, që deri vonë ka qenë pjesë e BE-së, edhe pse sipas tij skocezët kanë shkallë të lartë autonomie, një pjesë e popullatës e mbështetin pavarësinë.
Norvegji, treni me 90 pasagjerë del nga shinat
Komuna e Obiliqit: Ndotja e ajrit ka dalë jashtë përmasave n...
Presidentja e KE-së vizitë në Shkup, thekson nevojën për mir...
Përfundon takimi trepalësh në Bruksel
Tetori rozë, Osmani: Asnjë grua nuk duhet të jetë e vetme në...
Magazina plot me hashash në Korçë, mes të arrestuarve edhe d...