Igballe Rogova, kryetare e Rrjetit të Grave të Kosovës, këmbëngul se zv.kryeministri Driton Selmanaj duhet të largohet nga Qeveria.
Ajo, në një intervistë në Interaktiv, tha se Selmanaj nuk ka çfarë kërkon në Qeveri pas fyerjes, që sipas saj, u bëri familjeve të personave të pagjetur.
Rogova për këtë, ka mbajtur edhe një protestë e vetme, ku shpalosi kërkesën “Selmanaj ik!”.
“Meqenëse jemi në kohë pandemie, s’guxojmë të bëmë protesta masive, por besoni se ky shesh do të ishte mbushur me njerëz, ka aq shumë njerëz të mllefosur. Dhe duke pasur parasysh se për një rast të dhunës në familje kur kërkuam leje nga Policia na thanë se guxojmë vetëm 5 veta me dalë në protestë se është kohë pandemie. Dolëm ne pesë, por dolën 25 policë me pa çfarë po bëjnë pesë gra. Kjo është arsyeja pse mora vendimin me dalë vetëm. Mos t’i jap arsye as Policisë me ndërpre këtë aktivitet. Ishte një person me një mesazh ‘Selmanaj ik!”. Dhe e dyta pse në heshtje? Në heshtje sepse nuk kemi çka me thanë ma. Janë dy fjalë, ‘Selmanaj ik’”, ka thënë ajo.
Rogova ka kritikuar edhe veprimin e kryeministrit Avdullah Hoti, që i doli në mbrojtje zëvendësit të tij, duke thënë se fjalët e tij janë shtrembëruar.
Selmanaj nxiti reagimin e familjeve të të pagjeturve, duke thënë se “kjo temë është konsumuar”.
“Ishte goxha ofendues kryeministri. Deri kur do të dalin këta qeveritarë e të fshehin gurin prapa. Deri kur kanë me thënë se u janë shtrembëruar fjalët. Fakt është letra ku thuhet se është konsumuar kjo çështje, kemi edhe videon si fakt”, ka thënë Rogova.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën