Google ADS

Robinson: Kosova është partner solid në përpjekjet për ta bërë botën vend më të sigurt

20:53 | 21 Mars 2024
E.H

Ndihmëssekretari për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA-së, Todd D. Robinson,  tha se Kosova është një partner solid i koalicionit global në luftën kundër narkotikëve.

“Kosova është partner solid në këto përpjekje, vërtetë e bënë dallimin sepse përpos pozitës ofron edhe ekspertizën e saj me shtetet e tjera në botë për ta bërë botën vend më të sigurt”, tha Robinson.

Ai tha se problemi me narkotikë është problem në mbarë botën, andaj sipas tij, për këtë shtetet duhet t’i bashkohen këtij koalicioni global.

“Para një viti kishte 0 shtete në koalicion sot janë më shumë se 155 shtete, prej tyre 40 organizata ndërkombëtare. Aq sa unë kuptoj është se shtetet e njohin këtë si problem dhe është problem në SHBA fillimisht me fentanilin, në Evropë është metamfetamina ndërkaq në Afrikë është tramadoli dhe ketamina ndërkaq në Azi është metamfetamina dhe fentanili. Rrjetet që trafikojnë këto droga janë globale janë në hemisferën perëndimore, janë në Evropë dhe në Azi. Nuk respektojnë kufijtë, gjykatat”, tha Robinson në emisionin context.

Ai tha se ideja e koalicionit global për luftë kundër narkotikëve ishte diskutuar edhe në Vjenë.

“Janë të fokusuara vetëm në fuqi dhe para dhe ideja e koalicionit global dhe ajo çfarë përpiqeshim të diskutonim në Vjenë ishte struktura që mund të përdorim dhe negociojmë që t’i ndjekim këto rrjete për të larguar këto droga e helme nga komunitetet”, tha Robinson.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme