Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me anëtarë të Bordit të Ndërmarrjes ka vizituar dy minatorët e lënduar në aksidentin në minierën e Trepçës.
Me anë të një postimi në Facebook, Rizvanolli u shpreh se përkundër lëndimeve, ata kishin vullnetin e vendosmërinë për t’a tejkaluar këtë sfidë e për t’iu rikthyer punës, shkruan Arbresh.info.
“Në Spitalin e Mitrovicës, së bashku me anëtarët e Bordit të ndërmarrjes, vizitova Ramadanin e Nysretin, dy minatorët e lënduar në aksidentin e pasdites së sotme në minierën e Trepçës. Përkundër lëndimeve të syve, ata kishin vullnetin e vendosmërinë për t’a tejkaluar këtë sfidë e për t’iu rikthyer punës.”, ka shkruar Rizvanolli.
Më tej ajo theksoi se Qeveria është në dispozicion për çdo përkrahje të nevojshme për t’u siguruar që minatorët marrin trajtimin më të mirë të mundshëm.
Ndërkaq, falënderoi stafin mjekësor për përkujdesjen ndaj pacientëve.
“Gjithashtu pamë nga afër përkujdesjen profesionale e të ngrohtë të Doktoreshës së ndërrimit, Mimoza Shabani, dhe infermiereve të Spitalit të Mitrovicës, dhe i njoftuam të lënduarit dhe stafin mjekësor se Qeveria e Republikës së Kosovës është në dispozicion për çdo përkrahje të nevojshme për t’u siguruar që minatorët marrin trajtimin më të mirë të mundshëm. Falënderoj stafin mjekësor të Spitalit të Mitrovicës për kujdesin maksimal ndaj të lënduarve.”, u shpreh ministrja.
Për minatorët e tjerë të lënduar, ministrja Rizvanolli tha se janë liruar për në shtëpi.
Rizvanolli ndër të tjera u uroi shërim të shpejtë minatorëve të lënduar./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...