Të premten, Telekomi i Kosovës ka bërë të ditur se është nënshkruar kontrata në vlerë pre 15 milionë euro me kompaninë nga Zagrebi i Kroacisë, “Ericsson Nikola Tesla”, për modernizimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit mobil të Telekomit të Kosovës.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se investimet po vazhdojnë, shkruan Arbresh.info.
“Investimet po vazhdojnë: në modernizimin e rrjetit me teknologji 4g+ (5g-ready), dhe 5g në qendrat e mëdha”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.
Ndërkaq, sipas komunikatës për media të bërë nga Telekomi i Kosovës, kjo kontratë përfshin instalimin e pajisjeve moderne Ericsson 4G+ dhe 5G në pjesën radio të rrjetit mobil të Telekomit të Kosovës dhe mirëmbajtjen e rrjetit.
“Pas një procesi të hapur dhe të suksesshëm të tenderimit, Kryeshefja Ekzekutive e Telekomit të Kosovës, nënshkroi sot kontratën kornizë, në vlerë prej 15 milionë eurove, në mes Telekomit të Kosovës dhe kompanisë Ericsson Nikola Tesla nga Zagrebi, me të cilën vazhdon bashkëpunimi në mes të dy kompanive për modernizimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit mobil të Telekomit të Kosovës Sh.A. Në fund të këtij procesi, Telekomi i Kosovës do të jetë i pajisur me teknologjinë e fjalës së fundit dhe shtrirjen/mbulueshmërinë më të madhe në territorin e Kosovës me teknologjinë 4G+ dhe 5G. Ndërsa qytetarët e Kosovës, përkatësisht konsumatorët e Telekomit të Kosovës do të kenë shërbimet më të avancuara dhe produktet më atraktive në treg”, shkruhet në njoftim. /Arbresh.info/
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...