Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli u takua me Drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në Evropë, Artur Lorkowski dhe delegacionin e tij.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se në takimin e gjatë dhe frytdhënës u diskutua për gjendjen aktuale të energjisë elektrike në Kosovë dhe investimet që e presin Kosovën në këtë sektor, përcjell Arbresh.info.
“Ministrja Rizvanolli theksoi se, sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Evropë e ka mbështetur Kosovën në shumë procese të rëndësishme, përfshirë këtu edhe rreth kornizës ligjore dhe menaxhimit të krizës energjetike, për çfarë edhe e falënderoi zotin Lorkowski për përkrahjen”, thuhet në njoftimin e ME-së.
Gjatë takimit, po ashtu u trajtuan edhe çështjet më të rëndësishme aktuale të energjisë, në veçanti për Planin Kombëtar të Kosovës për Energji dhe Klimë (NECP), Harmonizimin e Politikave Mjedisore me Politikat Evropiane (ETS) dhe Marrëveshjen për Tregun e Energjisë Elektrike.
Përveç kësaj, me theks të veçantë u diskutuan edhe sfidat aktuale dhe proceset e lehtësimet që mund të ofrojë Bashkimi Evropian në rrugën drejt transformimit energjetik të vendit./Arbresh.info
Një gotë verë, më shumë shëndet për zemrën
Sara i kërkon falje Xuxit, a e pranoi ai
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten
“M’ke shajtë me rob”, vazhdon përplasja mes Sarës dhe Xuxit
Eltoni rrëfen mes lotësh për takimin me Parashqevinë: Është ...
Bedri Hamza: Me Fondin e Papunësisë dhe Gjykatën e Punës për...