Ministra e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka mbajtur një konferencë për media bashkë me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Që të dy kanë prezantuar situatën aktuale me energjinë dhe të arriturat gjatë vitit 2022.
“Sivjet kemi siguruar 405 milionë euro për sektorin e energjisë dhe për përballje të qytetarëve me krizën. Nga 405 milionë, 330 janë për investime të reja përgjatë viteve në vijim”, është shprehur Rizvanolli.
Ajo ka thënë se mjetet e siguruara këtij viti, nuk janë siguruar përgjatë 40 viteve.
“Vetëm sivjet kemi siguruar financim për investime më shumë se që janë realizuar katër dekadave të fundit”, shtoi tutje ajo.
Rizvanolli ka ftuar qytetarët që edhe më tej të vazhdojnë ta kursejnë energjinë./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...