Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se furnizimi me ujë për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) ka arritur nivelin e duhur.
Në një postim në Facebook, ajo ka theksuar se furnizimi me ujë ka filluar në rajonin e Mitrovicës, e orëve në vazhdim do të kenë edhe qytetet e tjera.
“24 orë pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër Lepencit, prurjet e ujit në KEK kanë arritur nivele optimale për furnizim me ujë të TC “Kosova B”. Me këtë rast, Ibër Lepenci ka rifilluar furnizimin e fabrikave të ujit në rajonet e Mitrovicës dhe Prishtinës”.
“Furnizimi me ujë për qytetarët e rajonit të Mitrovicës tashmë ka filluar, ndërsa gjatë orëve në vijim pritet të përmirësohet furnizimi edhe në komunat e prekura të rajonit të Prishtinës, përfshirë Fushë Kosovën, Drenasin dhe Obiliqin”, ka shkruar Rizvanolli.
Hamza përuron objektin modern të Qendrës së Kulturës dhe Tea...
Hezbollahu kryen sulmin e parë ndaj Izraelit që nga armëpush...
Lela me vallëzim të nxehtë, Driloni nga larg e shikon
Fenerbahçe e Mourinhos kthehet fuqishëm në garë për titull
Rama: Arkivi i Prishtinës po merr pamje tjetër
Çfarë po planifikojnë Vullneti dhe Arioni për këtë javë?