Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka pritur në takim ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu.
Me anë të një postimi në Facebook, Rizvanolli bëri të ditur se me ambasadorin kanë diskutuar për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, në veçanti për investime.
“Kosova dhe Italia kemi mardhënje të mira bilaterale – është koha që këto mardhënje t’i shndërrojmë edhe në bashkëpunim ekonomik, veçanërisht përmes investimeve të kompanive italiane në Kosovë. Me Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu diskutuam për këtë bashkëpunim ekonomik dhe në veçanti për investime në kapacitete të reja gjeneruese të erës”, shkroi Rizvanolli./Arbresh.info
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga