Google ADS

Rizvanolli: Po monitorohet 24 orë vendi ku ka ndodhur sulmi

18:31 | 1 Dhjetor 2024
R J

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë ftuar konferencë për media, për të dhënë detaje mbi zhvillimet e reja rreth sulmit në kanalin e “Ibër Lepencit”.

https://www.arbresh.info/lajmet/kurti-sikur-sulmi-te-arrinte-qellimin-pasojat-do-te-ishin-marramendese/?fbclid=IwY2xjawG5fStleHRuA2FlbQIxMQABHbfsEj4PYLKkzrgnfzz0dMPRuNJMDxwqTRDAQ3HDBvoqPiLTV5q7yzdx8Q_aem_hIMO2S-dM0fXRqmCQxLiNw

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, para mediave ka thënë detaje rreth orëve të para kritke pas sulmit, shkruan Arbresh.info.

“Kemi pasur një mobilizim në të të gjitha institucioneve dhe ndërrmarrjeve relevante.Ekipet e Ibër Lepencit së bashku me policinë e kosovës kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe në afat rekord 7 orë pas sulmit kanë zbatuar një zgjidhje të përkohëshmë për të mundësuar rrjedhën e ujit në kanal. Mbrenda pak kohësh mbrenda në KEK kemi pasur dhjetëra cisterna të ujit për të ndihmuar me furnizim shtesë për termocentralin”, tha Rizvanolli.

Rizvanolli bëri të ditur se rezervat e ujit janë monituruar gjatë gjithë natës nga punonjësit relevant.

“Rezervat e ujit në KEK dhe rrjedhat e ujit në kanal janë monitutruar përgjatë gjithë natës duke siguruar që kemi menagjim optimal të kapacitetve energjetike”, ka thënë Rizvanolli.

Tutje, ministrja ka kërkuar nga qytetarët dhe bizneset që të kenë kujdes që të kursejnë sa më shumë energjinë elektrike.

“Sikurse që edhe gjatë muajve e viteve të kaluara, lusim qytetarët dhe bizneset që të jenë shumë të kujdesshëm në masën që është e mundshme me kursimin e energjisë elektrike”, u shpreh ajo.

E çdo masë e vogël, Rizvanolli tha se ndihmon jo vetëm në përballimin e sfidave aktuale por edhe në forcimin e qëndrueshmërisë së vendit për të ardhmen.

“Sulmet si kjo janë të jashtëzakonshme, mirëpo nga ana tjetër përderisa lufta në Ukrainë vazhdon, dhe situata e sigurisë gjeopolitike është kaq e ndjeshme, situata e furnizimit dhe çmimit të energjisë elektrike në treg do të jetë gjithnjë një problem potencial”, përfundoi ministrja./Arbresh.info/

Të ngjashme