Rizvanolli numëron tri prioritet për vitin 2024

18:33 | 28 Janar 2024
E.G

Minsitrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka bërë të ditur se ministria ka vendosur tri prioritete për vitin 2024.

Njëri nga këto prioritete është edhe zhvillimi i mëtutjeshëm i ndërmarrjeve publike, me fokus  të veçantë tek realizimi i investimeve në Trepçë, shkruan Arbresh.info.

“Teksa kemi filluar vitin 2024, Ministria e Ekonomisë kemi vendosur top tri prioritetet e punës tonë, të cilat përfshijnë:

– Ndërtimin e kapaciteteve të erës prej 150 megavatë për gjenerim të energjisë elektrike përmes ankandit për të siguruar konkurrencë e çmime të favorshme;

– Hyrjen në fuqi të programit kompakt me MCC për ndërtimin e baterive të cilat mundësojnë integrimin në rrjet të kapaciteteve të energjisë së ripërtërishme të cilat po i ndërtojmë; si dhe

– Zhvillimin e mëtutjeshëm të ndërmarrjeve publike, me fokus të veçantë tek realizimi i investimeve në Trepçë”, ka shkruar Rizvanolli./Arbresh.info/

Të ngjashme