Rizvanolli nuk raporton në Komision për grevën e minatorëve në “Trepçë”

12:32 | 31 Tetor 2023
E.K

Në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, nuk ka ardhur për raportim ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila ishte paraparë të raportonte lidhur me gjendjen e krijuar në ndërmarrjen ‘Ttrepça’.

Shefja e GP-së të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila ka bërë të ditur se përfaqësues të Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës aktualisht janë në kuvend. Kusari-Lila kërkoi që komisioni të takohet me sindikalistët.

Megjithatë anëtarët e komisionit nga partitë opozitare kanë reaguar për mos raportimin e ministres Rizvanolli/rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme