Gjatë vizitës në Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, ministrja e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli tha se kjo ndërmarrje tre vitet e fundit ka pasur përmirësim të shumta në shumë aspekte.
“Këtu ishim në vizitë në ndërrmarjen ‘Kru Prishtina’ një ndërrmarje e cila përgjatë tre viteve të fundit ka pasur përmirësime të shumta në shumë aspekte duke përfshirë këtu edhe kushtet për punëtorët mirëpo edhe rritjen e fitimit. Në këtë vit presim që të tejkaloj 600 mijë euro sigurish që si kompani publike ne nuk presim nga kompanitë tona që ta kenë mision përfitimin financiar mirëpo për ne është një shenjë që pasuria publike po menaxhohet me zell dhe me ndershmëri në mënyrë të mirë dhe kjo krijon kushte për më shumë investime. ”, tha ajo.
“Ne kompaninë e kemi gjetur me opinion të kundërt të auditorit me pasqyra financiare që nuk konsiderohen të besueshme ndërsa në dy vitet e fundit është përmirësuar me opinion të kualifikuar dhe vitin tjetër presim që të përmirësohet edhe më tej, kjo ndërrmarrje menaxhon shumë projekte të mëdha dhe ka bërë shumë investime në rrjetin e ujësjellësit duke përfshirë këtu edhe investime që janë të përkrahura nga Qeveria e Republikës së Kosovës përfshirë edhe Ministrin e Ekonomisë”, përfundoi Rizvanolli.
Ndryshe, gjatë kësaj vizite, kryeministri Kurti u takua me punëtorët e kësaj kompanie./Arbresh.info/
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan