Energjia elektrike vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes të opinionit kosovar, por edhe më gjerë, në nivel global. Interesimi për energjinë vazhdon të rritet edhe për shkakun e luftës në Ukrainë dhe me vënien e sanksioneve të shteteve të Perëndimit ndaj Rusisë.
Kështu, në “RTK Prime”, lidhur me këtë çështje ka folur Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë.
Ajo, me këtë rast theksoi se hapat që do t’i ndërmarrim e që janë të mundur të ndërmerren menjëherë, kanë të bëjnë me sigurinë, me furnizimet që ofrohet nga KEKU, duke qenë se aftësia e KEKU-t për të prodhuar pa ndërprerje gjatë muajve të dimrit është jetike për sigurinë e furnizimit.
“Do të sigurohemi që KEKU të hyjë në dimër me gjendje më të mirë që është e mundshme dhe nga ana tjetër do të inkurajojmë operatorët e tregut që të shohim mundësitë për sigurim të kontratave afatgjate dhe në masën që është e mundur për nga aspekti politik do t’i përkrahim në këtë aspekt”, tha ministrja Rizvanolli.
Ajo, më tej, shtoi se do të kemi skema që t’i përkrahim konsumatorët që të bëjnë zgjidhje më efiçiente dhe më të mira për ambientin, për sa i përket ngrohjes, qofshin ato përmes pompave termike, që janë shumë efiçiente dhe që ulin shpenzimin e energjisë apo edhe përmes formave të tjera.
Ministrja Rizvanolli theksoi se do të përkrahet edhe zhvillimi i kapaciteteve të energjisë solare, të cilat ndërtohen për një periudhë relativisht të shkurtër, të cilat do të ndihmojnë në një masë në zvogëlimin e konsumit të energjisë
“Do të kemi investime në termocentralet ekzistuese në dy blloqet e Kosovës B, që të rritet efiçienca dhe që të jenë më miqësore për ambientin, përmes vendosjes së filterave, kurse në termocentralin Kosova A do të rivitalizojmë një njësi, ku procedurat do të fillojnë sa më shpejtë të jetë e mundur për të përfunduar brenda 24 muajsh, në mënyrë që të rritet siguria e furnizimit, si edhe siguria e punëtorëve të cilët punojnë aty”, tha, mes tjerash, Rizvanolli.
Ndërkaq lidhur me termocentralet, ministrja Rizvanolli theksoi se sistemi duhet të jetë edhe më fleksibil, gjë që nuk mund të mbështetemi vetëm në kapacitetet e thëngjillit, por të kemi kapacitete fleksibile në mënyrë që t’i përshtatemi kërkesës dhe ofertës që duhet të punojë edhe për të rritur sasinë e energjisë, të prodhuar nga burimet e ripërtrishme dhe për ta bërë këtë është ai projekti i baterive i 70MW, të cilat do të na mundësojnë rritjen e fleksibilitetit të sistemit që sasia e energjisë të akumulohet dhe të plasohet në treg, në momentin kur ajo është e nevojshme.
E, sa i përket kujdesit të konsumatorit, ajo tha se është hera e parë që strategjia e energjisë në Kosovë do t’i vendosë qytetarët në qendër të saj.
“Strategjia mendon dhe parasheh zgjidhje për të gjithë dhe i ka interesat e të gjithë qytetarëve gjatë këtij tranzicioni energjetik”, deklaroi ajo.
Sipas saj, të gjithë qytetarët duhet të kenë qasje në energji të përballueshme, kurse për grupet më të cenueshme mund të ketë subvencionim të tarifave me një skemë më mirë të targetuar dhe me një skemë se sa skema aktuale.
“Në të ardhmen do të përkrahen specifikisht konsumatorët në nevojë”, shtoi ministrja Rizvanolli.
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë