Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka raportuar sot në Komisionin për Ekonomi, Tregti dhe Industri rreth probleme me furnizim më energji elektrike.
Ajo gjatë raportimit ka thënë se situata me energji ka filluar të vështirësohet pas muajit nëntor me rënien e temperaturave.
Rizvanolli ka thënë se janë duke punuar për të përballuar këtë situatë.
Ministrja tha se kanë angazhuar një ekspert gjerman për një intervenim sa më të mirë.
“Edhe vendet në rajon janë të prekura shumë ma shumë se ne. Shqipëria dhe Maqedonia Veriore ka muaj që është prekur nga kjo gjendje. Ne deri në fillimin ë nëntorit kemi qenë mirë pasi kemi pasur mbulshmëri nga prodhimi vendore por pastaj kemi pasur problem më ndryshimin e motit. Aktualisht nga momenti kur ka filluar kriza në vendet e rajonit ne si ministri kemi bërë takime. Raportin jemi duke e analizuar kërkesa për subvencione janë të mëdha dhe jeni duke i shikuar hapat e mëtejshme. Ne kemi angazhuar një ekspert gjerman që të dizajnojmë një intervenim sa më të mirë”, tha ajo, raporton arbresh.info.
Ministrja po ashtu tha se janë në bisedime me Maqedoninë e Veriut për bashkëpunim.
“Kemi pasur takime më përfaqësuesit e Maqedonisë Veriore dhe jemi në kontakt që të kemi këmbim të thëngjillit në mënyrë që të kemi përmirësim të energjisë elektrike. Kërkesa e Maqedonisë Veriore është që ne ti dhurojmë thëngjill pastaj ata energjinë, por jemi duke shqyrtuar mundësin dhe pastaj te veprojmë “, tha Rizvanoll.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se çmimi i importit të energjisë elektrike, aktualisht është shumë i lartë dhe se bëhet fjalë për një situatë të jashtëzakonshëm.
“Ne jemi në kapacitetet tona gjeneruese të KEK dhe këto kanë mjaftuar për të mbuluar kërkesën vendore. Siç është pritur me ftohjen e motit është rritur edhe kërkesa për import. Çmimi i importit është tejet i lartë. Është një situatë e jashtëzakonshme.
Rizvanolli tutje para deputetëve ka shpjeguar se shpenzimet e importit kanë arritur 12 milionë deri më tani, përderisa ka qenë e paraparë që gjatë tërë vitit të harxhohen jo më shumë se 12 milionë të importit.
“Shpenzimet e importit kanë arritur 12 milionë tani, përderisa ka qenë e paraparë që gjatë tërë vitit të harxhohen jo më shumë se 12 milionë të importit”, ka përfunduar Rizvanolli./arbresh.info/
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...