Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, iu ka replikuar partive opozitare pas fjalimeve të tyre në Kuvend.
Ajo i ka akuzuar ata për shpifje, teksa ka demantuar deklaratat e tyre, Arbresh.info.
“Disa prej gjërave janë po aq të kota, e shpifje, sa që nuk ia vlen me u diskutu, të tjerat janë gati po aq të kota e shpifje, mirëpo mendoj që qytetari mundet me i besu nëse nuk i demantoj e po më duhet me fol”, u shpreh Rizvanolli.
Tutje, ministrja e Ekonomisë foli edhe për heqjen e bllok tarifës në vitin 2017, ku tha se LDK e PDK kanë qenë pro kësaj.
“Me fol ju për fitimet e KEDS-it e KESCO-s, ju që e keni privazitu një monopol natyror kundër mendimeve të krejt ekspertëve, kundër mendimeve të neve që jemi këtu, nuk keni të drejtë morale, thjesht. KEDS-it edhe KESCO-s i rritet fitimi kur i rritet shitja e energjisë elektrike, këtu po iu kthej në 2017-tën, a ju kujtohet në 2017-tën që e permenda pak më herët edhe heqjen e bllok tarifës, a e dini kush ka qenë për hejqne e bllok tarifës? KEDS-i, KESCO, LDK-ja edhe PDK-ja”, potencoi ajo./Arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...