Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka vizituar sot ndërmarrjen Trepça dhe minierën e Stan Tërgut.
Rizvanolli përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka bërë të ditur se ka takuar disa minator në horizontin X, teksa ka parë nga afër vështirësit e punës së tyre, përcjell Arbresh.info.
“Bashkë me Zëvendësministrat Getoar Mjeku e Nenad Stanojević dhe Deputeten Arjeta Fejza sot vizituam ndërmarrjen e Trepçës dhe Minierën e Stan Tërgut. Në Horizontin X takuam Fisnikun, Naserin e kolegët e tyre që punonin në nxjerrje të mineralit e mirëmbajtje të makinave të stërvjetruara. Ishte përjetim i veçantë të flasim me ta për së afërmi e të përjetojmë ambientin e vështirë të punës që për minatorët është përditshmëri, por ishte edhe frymëzuese të shohim vullnetin dhe zellin e tyre për punë”, tha Rizvanolli.
Tutje, ministrja tha se investimet e planifikuar në Trepçë do të jenë prioritet.
“Së bashku me Kryesuesen e Bordit të Ndërmarrjes, Rrezarta Pllana, Kryeshefin Ekzekutiv, Bashkim Kurti dhe Drejtorin e Njësisë, Shyqri Sadiku i siguruam ata që në investmet e planifikuara në Trepçë, pajisjet e mjetet e punës, sigurisë e mbrojtjes për minatorët do të jenë prioritet”, shtoi ajo.
“Përkundër sfidave, Trepça ka nevojë që të gjithë të punojmë të unifikuar për të mirën e ndërmarrjes për ta sjellë Trepçën aty ku e meriton, si bosht i zhvillimit ekonomik e shoqëror të Mitrovicës dhe tërë atij rajoni. Bordin dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë periudhë të vështirë për ndërmarrjen i falënderova, e menaxhmentit të ri u urova sukses”, tha Rizvanolli./Arbresh.info
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...