Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli i ka dhënë pullën postare të Kosovës ministres së Punëve të Jashtme të Japonisë, Kamikawa Yoko, gjatë vizitës së kësaj të fundit në Prishtinë.
Me anë të një njoftimi në “X”, Rizvanolli tha se në takim kanë folur edhe për mundësitë për forcimin e lidhjeve ekonomike ashtu si dhe investimet japoneze në energjinë e ripërtëritshme, shkruan Arbresh.info.
“Ishte kënaqësi t’i dhuroja ministres së Punëve të Jashtme, Kamikawa Yoko, pullën postare në nderim të marrëdhënieve dhe miqësisë Kosovë – Japoni, gjatë vizitës së saj në Kosovë, ku diskutuam për mundësitë për forcimin e lidhjeve ekonomike, e në veçanti për investimet japoneze në energjinë e ripërtëritshme”, ka shkruar ajo.
Pulla postare të cilën Rizvanolli ia dhuroi i takojnë shënimit të 15-vjetorit të marrëdhënieve ndërshtetërore./Arbresh.info/
It was a pleasure to gift the postal stamp honouring 🇽🇰-🇯🇵 relations and friendship to MFA @Kamikawa_Yoko during her visit to Kosova, where we discussed opportunities to strengthen economic ties, and in particular Japanese investment in renewable energy. https://t.co/0FgwDVFYdl pic.twitter.com/e99rSTka24
— Artane Rizvanolli (@Artane_R) August 7, 2024
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...