Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur se për pesë muajt e parë të këtij viti, mbi 7 mijë pasaporta RKS, 6.8 mijë letërnjoftime dhe 1.1 mijë patentë shoferi janë lëshuar në komunat me shumicë serbe.
Postimin e Kurtit në platformën X e ka shpërndarë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e cila theksoi se qytetarët e komunitetit serb do të përfitojnë nga masat e efiçiencës së energjisë, përcjell Arbresh.info
Rizvanolli shtoi se në rajonin e Mitrovicës do të hapet një zyre e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.
“Po ashtu po sigurojmë që të gjithë qytetarët do të përfitojnë nga masat e efiçiencës së energjisë dhe Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë po hap një zyrë në rajonin e Mitrovicës për t’u shërbyer më mirë të gjithë qytetarëve të këtij rajoni”, shkroi Rizvanolli./Arbresh.info
We are also ensuring all citizens will benefit from the energy efficiency measures, and Kosova Energy Efficiency Fund is opening an office in the region of Mitrovica to better serve all citizens of this region. https://t.co/xbjBpL4coQ
— Artane Rizvanolli (@Artane_R) June 9, 2024
Lexo edhe:
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?