Ministrja e Ekonomisë Artanë Rizvanolli në një prononcim për Ekonomia Online, theksoi se rimëkëmbja ekonomike shkon përtej mandatit të një ministrie.
Ajo shprehet e bindur se vaksinimi në masë, proces ky që ka filluar ditë më parë, do të ndikojë pozitivisht në rimëkëmbjen ekonomike
“Është e rëndësishme për të zhvilluar një ekonomi të barabartë në kuptim të shpërndarjes së të ardhurave për të zhvilluar një ekonomi e cila është më me pak ndikim ambiental dhe kjo është synimi i Qeverisë tonë”.
“Kemi një fat të madh që me menaxhim të pandemisë ne kemi një situatë më të mirë dhe jemi shumë të lirë të jetojmë në një atmosferë normale dhe kjo është gjëja më e rëndësishme sa i përket rimëkëmbjes ekonomike. Mirëpo edhe nga ana tjetër edhe ardhja e vaksinave dhe fillimi i vaksinimit në masë të madhe i popullatës do të ndikojë pozitivisht në këtë aspekt”.
Sipas saj, ndër prioritetet e ministrisë që ajo drejton mbetet sektori i energjisë. Ajo ka pasur kritika për qeveritë e kaluara për mosinvestim në këtë fushë.
Rizvanolli ka paralajmëruar stabilizim të gjendjes në ndërmarrjen Trepça si dhe një plan 10 vjeçar për digjitalizimin, raporton EO.
“Ndër prioritete kryesore i ministrisë është sektori i energjisë, i cili ofron zgjidhe shumë të shpejta dhe është në një gjendje të vështirë për shkak të mungesës së vendimeve ose vendimeve të gabuara që janë ndërmarrë dhe jemi kthyer dy hapa prapa gjatë njëzet viteve të fundit dhe gjendemi në një situatë kur duhet të merren vendime të mëdha ku duhet të bëhet strategjia e energjisë e cila do të ndikojë jo vetëm në sektorin e energjisë, por gjithë ekonomisë në dekadat e ardhshme dhe ne kësaj i japim rëndësi të madhe”.
“Këtu jemi të dedikuar të marrin parasysh trendët botërore duke marrë parasysh ndryshimet klimatike dhe të minimizojnë ndikimin negativ ambiental të sektorit të energjisë. Mirëpo nga ana tjetër duhet të jemi edhe realist në planifikimin që e bëjmë drejt ekonomisë së gjelbër, energjisë së gjelbër dhe të marrim parasysh ndikimin e vendimeve tona në tarifat që do të paguajnë konsumatorët si bizneset poashtu edhe amvisëritë dhe kjo do të jetë një sfidë për ne si ministri e ekonomisë dhe Qeveri”.
“Në sektorin e minierave e para do të jetë stabilizimi i ndërmarrjes Trepça. Në sektorin e TIK-ut jemi duke investuar në infrastrukturë, por nga ana tjetër edhe në bërjen e politikave për dhjetë vjetët e ardhshme për agjendën e digjitalizimit dhe në zhvillimin e shkathtësive të të rinjve”, shtoi Rizvanolli.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...