Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka pritur sot në takim Udhëheqësin e Ambasadës të Republikës së Çekisë në Kosovë Pavel Bílek si dhe këshilltarin e tij, Květoslav Sulek.
Gjatë takimit, Ministrja Rizvanolli dhe Bílek kanë diskutuar rreth bashkëpunimit të deritanishëm mes Kosovës dhe Republikës Çeke për punën e Qeverisë së Kosovës gjatë 100 ditëshit të parë të punës si dhe për fokuset e Ministrisë së Ekonomisë.
Tutje, Ministrja dhe kreu i ambasadës çeke kanë diskutuar rreth ngjashmërive mes Kosovës dhe Republikës Çeke sa i përket zhvillimit ekonomik, përgatitjes për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe arritjes së standardeve të BE-së në sektorë të ndryshëm.
Bílek, ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar nga afër me Ministrinë e Ekonomisë dhe Qeverinë e Kosovës në përgjithësi pasi Republika Çeke mbetet shumë aktive në investime të sektorit të energjisë dhe atij të minierave, të dyja këto prioritete të Ministrisë së Ekonomisë./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...