Google ADS

Rizvanolli dhe Sveçla vizitë minatorëve të Minerës së Stantërgut në Mitrovicë: Jemi të gatshëm të investojmë, por vetëm kur të vihet në vend drejtësia

23:08 | 23 Gusht 2024
KRG

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot kanë vizituar minatorët e Minierës së Stantërgut në Mitrovicë.

Rizvanolli publikoj fotografi të këtij takimi në rrjetet sociale, ndërsa ua rikujtojë minatorëve deklaratën e kryeministrit Albin Kurti që kishte dhënë javën e kaluar, ku theksoi se një minator i vetëm në Trepçë sot duhet të nxjerrë xehe mjaftueshëm për të paguar pagat e më shumë se 10 punonjësve të tjerë, shkruan Arbresh.info

“Sikur kjo të mos mjaftonte, gjatë ditëve të fundit kemi parë se si persona të caktuar kanë qenë duke marrë pagë nga Trepça, pa shkuar fare në punë, madje disa thuhet me muaj e vite të tëra. Të tjerë janë suspenduar për keqpërdorim të detyrës zyrtare e shkelje të tjera të rënda”.

Ministrja po ashtu bëri thirrje për ndarje të qartë midis atyre që punojnë ndershëm dhe atyre që keqpërdorin detyrën.

 

Postimi i plotë:

 

Të ngjashme