Ministrja e Ekonomisë , Artane Rizvanolli ka vizituar kryetarin e komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi teksa është shprehur se qyetetarët e Leposaviqit dhe komunave të tjera në veri të vendit kanë nevojë për shërbime cilësore që u përmirësojnë mirëqenien.
Rizvanolli njoftoi se me kryetarin e komunë së Leposaviqit, Lulzim Hetemi kanë diskutuar mënyrat se si Ministria e Ekonomisë dhe Komuna mund të përforcojnë bashkëpunimin, veçanërisht në rritje të efiçiencës së energjisë, shkruan Arbresh.info.
“Qytetarët e Leposaviqit e të komunave të tjera në veri të vendit kanë nevojë për shërbime cilësore që u përmirësojnë mirëqenien. Me Kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi diskutuam mënyrat se si Ministria e Ekonomisë dhe Komuna mund të përforcojnë bashkëpunimin, veçanërisht në rritje të efiçiencës së energjisë. “, u shpreh Rizvanolli.
Gajtë kësaj vizite, ministrja Rizvanolli bën të ditur se është takuar edhe stafin e Komunës.
“Patëm mundësi të takojmë edhe stafin e Komunës që po punojnë me zell për të shërbyer të gjithë qytetarët, si dhe përfaqësuesin e Posta e Kosovës e cila ka hapur këtë sportel postar në Leposaviq dhe në komunat tjera në veri të vendit në nëntor të vitit 2023, ku qytetarëve u ofrohen shërbimet e Postës si pagesat për regjistrimin e automjeteve, dënimet në trafik, dokumentet personale e lincesat e ndryshme në institucione, ndër të tjera.”, pë rfundoi ajo./Arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...