Google ADS

Rizvanolli dhe Hetemi diskutojnë mënyrat e përforcimit të bashkëpunimit

15:33 | 7 Shkurt 2024
E.G

Ministrja e Ekonomisë , Artane Rizvanolli ka vizituar kryetarin e komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi teksa është shprehur se qyetetarët e Leposaviqit dhe komunave të  tjera në  veri të vendit kanë  nevojë  për shërbime cilësore që u përmirësojnë mirëqenien.

Rizvanolli njoftoi se me kryetarin e komunë së Leposaviqit, Lulzim Hetemi  kanë  diskutuar mënyrat se si Ministria e Ekonomisë dhe Komuna mund të përforcojnë bashkëpunimin, veçanërisht në rritje të efiçiencës së energjisë, shkruan Arbresh.info.

“Qytetarët e Leposaviqit e të komunave të tjera në veri të vendit kanë nevojë për shërbime cilësore që u përmirësojnë mirëqenien. Me Kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi diskutuam mënyrat se si Ministria e Ekonomisë dhe Komuna mund të përforcojnë bashkëpunimin, veçanërisht në rritje të efiçiencës së energjisë. “, u shpreh Rizvanolli.

Gajtë  kësaj vizite, ministrja Rizvanolli bën të  ditur se është takuar edhe stafin e Komunës.

“Patëm mundësi të takojmë edhe stafin e Komunës që po punojnë me zell për të shërbyer të gjithë qytetarët, si dhe përfaqësuesin e Posta e Kosovës e cila ka hapur këtë sportel postar në Leposaviq dhe në komunat tjera në veri të vendit në nëntor të vitit 2023, ku qytetarëve u ofrohen shërbimet e Postës si pagesat për regjistrimin e automjeteve, dënimet në trafik, dokumentet personale e lincesat e ndryshme në institucione, ndër të tjera.”, pë rfundoi ajo./Arbresh.info/

Të ngjashme