Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Hyzer Rizani, ka thënë se ka hartuar një program bazuar në kërkesat dhe nevojat imediate të lipjanasve për të udhëhequr për katër vjet në këtë komunë.
Ai tha se ka ide të qarta për thuajse secilën fushë dhe disa nga to i shpalosi Edicionin Zgjedhor në Klan Kosova.
“Programi ynë është i ndërtuar në gjashtë shtylla kryesore: Shëndetësia; Mirëqenia sociale; Punësimi; Arsimi dhe Edukimi; Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik lokal; Infrastruktura dhe shërbimet publike; Rini, Kulturë dhe Sport; Ruajtje, kultivim dhe avancim i vlerave të UÇK-së; Siguria”.
“Në kuadër të kërkesave të qytetarëve tonë, ne kemi paraparë që në programin tonë të kemi sigurimin e ujit të pijshëm 24 orë për qytetin e Lipjanit, zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, shtrirja e rrjetit në disa fshatra dhe sigurimin e ujit të pijshëm do ta bëjmë nga Vrella e Magurës, trajtimin e ujërave të zeza, pastrimin dhe dezinfektimin gropave septike ekzistuese, zgjerimi i rrjetit dhe kanalizimit në qytet dhe fshatra. Po ashtu, do ta kemi ndërtimin e Parkut të Lirisë ku do të parashohim parkingun, parkun dhe do të kemi memorialin e dëshmorëve, ndërtimin e një objekti banesor për familjet në nevojë”.
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...
Policia me plan operativ për ditën e zgjedhjeve
E konfirmon agjenti: Edon Zhegrova ka 10 oferta në tavolinë
Çmimet e konsumit në vitin 2024 u rritën 1.6%
Tesla tërheq nga tregu rreth 239,000 automjete, ja çfarë pro...
Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan, diskutojnë pë...