Google ADS

Rivotimi në Istog: Deri në orën 11:00 kanë votuar 7.63% të votuesve

12:03 | 17 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e dytë lidhur me rivotimin e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Istogut.

Në këtë konferencë, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, bëri të ditur se deri në orën 11 kanë votuar 3 mijë e 748 votues apo 7.63%.

Më 19 nëntor, deri në të njëjtën kohë kishin votuar 3 mijë e 106 votues apo 6.51%.

Daka njoftoi se procesi zgjedhor për kryetar të komunës së Istogut është duke vazhduar normalisht dhe nuk ka raportime për ndonjë problem.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme