Në Ditën Kombëtare për të Pagjeturit, familja Tahiraga nga Rahoveci më në fund gjeti eshtrat e Elhamiut, por jo drejtësinë. Mbetjet mortore u rivarrosën pasi u gjetën 27 vjet nga zhdukja nga forcat serbe.
Në korrik të këtij viti bëhen plot 27 vjet që familja nga Rahoveci ka kërkuar të dijë për Elhami Tahiragën. Bashkëshortja, Nailja, thotë se çdo ditë kanë pritur një lajm për Elhamiun.
“Jemi mashtruar mos është në burg, gjithmonë jemi mashtruar, ama tash sot pak më lehtë, por normal e kemi varrin e çelur, sepse shumë kohë e gjatë është kjo, për neve, ka qenë një katastrofë”, tha bashkëshortja e Elhamiut, Naile Tahiraga.
Ramadan Mergja mban mend që ishte me Elhamiun në momentin kritik.
“Kam marrë vesh se Destanin e kanë vrarë të nesërmen, Elhamiu ka qenë i gjallë, pastaj nuk di çka u bë …”, tha dëshmitari Ramadan Mergja.
Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, i cili vazhdon të kërkojë babanë e tij për 26 vjet, kërkon që ndërkombëtarët të bëjnë presion mbi Serbinë, për të ofruar informacione për secilin person të listës së dhimbjes dhe shpresës.
“Bashkëpunimi nuk është që ne të takohemi, sepse mund të takoheni ç’do ditë, por ti imponojë atyre që të japin informacion kredibil”, tha Hoti.
” Ata që e ekzekutuan bashkëqytetarin tonë, Elhami Tahiraga, me 19 korrik 1998, duke e fshehur trupin e tij nga familjarët dhe nga bota, kanë dëshmuar se nuk i takojnë civilizimit”, tha kryetar i Rahovecit, Smajl Latifi.
Mbetjet mortore të Elhami Tahiragës u rivarrosën, pasi i identifikuan 27 vjet pas vrasjes.
Mbyllja e zyrës ilegale serbe në veri, Kurti: Pronë e uzurpu...
Putini s’do të udhëtojë në Turqi për bisedimet me Zelenskyn
Kjo është marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kry...
Analistët: Bllokada në Kuvend është lojë e dyanshme
Berisha: S’kam marrëveshje me Kurtin – s’e votoj dikë që nuk...
Udhëheqësit beluçë shpallin pavarësinë nga Pakistani, i kërk...