Sipas një njoftimi nga zyra e Presidentit nesër në orën 13:00 Rita Ora do të mbërrij në Kosovë. Ajo në orën 15:00 bashkë me Këshillin Organizativë për Shënimin e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë do të mbajë një konferencë për media në “Swiss Diamond”.
Njoftimi i plotë:
Për nder të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, festimeve jubilare nesër do i bashkohet edhe këngëtarja me prejardhje nga Kosova dhe me famë botërore, Rita Ora.
Rita Ora nesër do të arrijë në Kosovë në orën 13:00, kurse në orën 15:00, bashkë me Këshillin Organizativ për Shënimin e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, ajo do e mbajë një konferencë për mediat vendore e ndërkombëtare në hotelin “Swiss Diamond”, që këto ditë po qëndrojnë në Kosovë.
Performanca e këngëtares sonë me famë botërore do të shtrihet nga sheshi ”Skenderbeu”, përgjatë sheshit “Nënë Tereza”, deri te sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, më 17 shkurt 2018, në koncertin festiv që fillon në ora 20:00.
Me kërkesë të vetë Rita Orës, i gjithë koncerti festiv do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ju ftojmë të gjithëve që të na bashkoheni në këtë festë jubilare dhe bashkërisht t’i gëzohemi të arriturave të deritashme të shtetit tonë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...