Pavarësisht përmirësimit të situatës në lidhje me pandeminë Covid19, ende nuk është paraparë ndonjë rishikim i masave. Disa propozojnë që në vendimet e ardhshme të hiqet çfarëdo kufizimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Por, të tjerë mendojnë se masat e ndërmarra, duhet të vlejnë njësojë për të gjitha shtetet përfshirë edhe Shqipërinë, shkruan arbresh.info.
Anëtari i Komisioni për Shëndetësi, nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu për arbresh.info tha se që nga fillimi ka qenë për një strategji të përbashkët, në mënyrë që të bëhet një shkrije kombëtare.
“Qeveria prej fillimi të pandemisë por edhe në procesin e vaksinimit do duhej të kishte një koordinim pasi që lëvizja e udhëtareve është e madhe dhe në një far forme të bëhet njëfarë shkrirje kombëtare që është e natyrshme dhe që do duhej që edhe Qeveria ta ndiqte një gjë të tillë”, tha Haxhiu.
Në anën tjetër njohësi i i shëndetësisë, Bujar Vitia për arbresh.info tha se masat në kufi duhet të jenë të njëjta për të gjitha shtetet po ashtu edhe për Shqipërinë.
“Masat në kufi duhet të jenë të njëjta për të gjitha vendet, sikurse edhe për Shqipërinë. Duhet të theksojmë se jo vetëm në Kosovë, por në gjithë Evropën masat në kufi kanë mbetur të njëjta. Madje në shumicën e vendeve evropiane kërkohet doza e tretë, ose dy doza dhe një test negativ”, tha Vitia.
Një lehtësim të cilin mund ta bëjnë Qeveria është vendosja e testit Antigjen, tha Vitija.
Ndërkaq tutje ai shtoi se Covid-19 vazhdon të jetë i pranishëm dhe se heqja e masave nuk do të ishte e mirë.
“Unë konsideroj se lehtësimi që duhet të bëhet është vendosja e testit Antigjen, e jo PCR, pasi antigjeni ka kosto më të ulët për qytetarët. Megjithëse kemi situatë të qetë me pandeminë, kjo nuk do të thotë se duhet të vazhdojmë me heqjen e masave. Duke pas parasysh se Covid-19 vazhdon të mbetet i pranishëm dhe me potencial për t’u rikthyer me mutacione tjera. OBSH vazhdimisht bën thirrje për kujdes mos relaksim”, deklaroi Vitija.
Arbresh.info ka tentuar dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Shëndetësisë, nëse kanë ndërmarr apo do të ndërmarrin ndonjë gjë në lidhje me heqjen e certifikatave të vaksinimit me Shqipërinë, akoma nuk na është kthyer ndonjë përgjigjeje.
Sipas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë si, certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë me dy doza ose me një dozë të vaksinës Janssen (J&J) që nuk ka kaluar më shumë se 12 muaj nga marrja e dozës. Certifikatën e vaksinimit me një dozë e shoqëruar me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë, dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 në 90 ditët e fundit (test RT-PCR pozitiv i lëshuar 21–90 ditët e fundit), dëshmi se personi e ka marrë dozën e tretë/përforcuese, dhe dëshmi të testit RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë./S.D/arbresh.info/
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...