Marrëveshja e për shënjimin e kufirit më Malin e Zi ka mbetur të rishqyrtohet pas kishte pretendime nga Kosova se vendi humb tokë, rreth 8 mijë. Dy presidentet, i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, nënshkruan një aneks-marrëveshje për rishikimin e Demarkacionit.
Me të miratuar demarkacionin në Kuvend, më 22 mars 2018, Qeveria tha se menjëherë do të fillojë me punë për të rishikuar të gjitha faktet për vijën kufitare me Malin e Zi.
Lajmi.net ka kontaktuar me këshilltarin politik të kryeministrit, Halil Matoshti, i cili tha se Komisioni Shtetëror për Kufirin është aktiv dhe po merret me këtë çështje.
“Komisioni Shtetëror për Kufirin është aktiv, është duke punuar. Për këtë qëllim ata janë fokusuar çdo ditë pune dhe besojmë se procesi i rishikimit ose korrigjimit të gabimeve do të fillojnë së shpejti”, është shprehuri ai.
Matoshi tha se takimi me palën malazeze për analizimin e fakteve do të bëhet “në kohë optimale”.
Ndërsa anëtari i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror Florim Isufi, ka treguar se komisioni po vazhdon punën intensive për ballafaqimin e fakteve. Ne jemi duke punuar, duke u përgatitur intensivisht për kohën kur do të vije për ballafaqimin e fakteve me palën malazeze”, është shprehur Isufi për lajmi.net.
Tutje, ai ka treguar se komisioni po mban takime të përditshme pasi tani ka ndryshuar edhe forma pas ratifikimit, andaj thotë se duhet të jenë të gatshëm që rezultatet të mos mungojnë.
“Për çdo ditë po përgatitemi dhe po bëjmë takime të rregullta në vazhdën e përgatitjeve me takim me palën malazeze. Ka ndryshuar pak a shumë forma pas ratifikimit të formës në Kuvend dhe ky ndryshim na ka imponuar të jemi të gatshëm në të gjitha drejtimet në mënyrë që të mos na mungojë rezultat”, ka thënë më pas anëtari i Komisionit Shtetëror për Kufirin me Malin e Zi.
“A do të ketë rezultate apo nuk do të ketë, nuk e di, shohim”, ka thënë Isufi.
Se kur do të ndodhë ballafaqim të fakteve me palën malazeze Isufi ka thënë:
“Ne nuk i bëjmë ato agjenda, i bën Qeveria. Edhe qeveria është në përgatitje të formave zyrtare në mes shteteve, por që ku ka arritur sa ka arritur nuk e di. Kjo çështje nuk është për t’u ngutur, dy vite janë në vijim dhe pala kosovare, nuk e ka më luksin as nuk guxon që të vijë në bisedime i papërgatitur mirë për të arritur ndonjë marrëveshje me shtetet tjera. I kemi dhënë detyrë vetit të përgatitemi njëherë tepër mirë e pastaj të takohemi, e jo me duar në xhepa qysh ka ndodhur më herët”, deklaroi ai. /Lajmi.net/
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj